Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell, nënshkruan sot në Prishtinë, marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse dypalëshe në mes të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.
Marrëveshja i përcakton procedurat për planifikim dhe zbatim të bashkëpunimit të mëtejshëm diplomatik, politik, ekonomik dhe kulturor, në mes të dy vendeve.
Nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe është thënë se shënon një arritje të rëndësishme për partneritetin e të dyja vendeve. Ajo gjithashtu riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Qeverinë dhe popullin e Kosovës, është thënë në një njoftim të ambasadës amerikane në Prishtinë.