Parlamenti i Kosovës, hoqi sonte nga Kodi Penal nenet e diskutueshme që kanë të bëjnë me mediat në Kosovë. Vendimi mori miratimin në parim të 59 deputetëve, ndërsa vetëm dy ishin të paanshëm.
Kodi, i cili u ri procedua në Parlament, përfshinte nene në të cilat thuhej veç tjerash se gazetarët do të jenë “penalisht përgjegjës” në rastet kur refuzojnë të zbulojnë burimet e tyre të informimit për të parandaluar “një sulm që përmban rrezik të pashmangshëm ndaj jetës apo integritetit personal”.
Qeveria e Kosovës vendosi ta ri procedojë Kodin Penal pas reagimeve të ashpra që nxiti miratimi i tij në prill dhe refuzimi i Parlamentit në fillim të muajit qershor për të hequr nenet e diskutueshme.
Refuzimi i Parlamentit për ndryshime çoi në dorëheqjen e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, ndërsa nxiti reagime të ashpra të organizatave vendase e ndërkombëtare të gazetarëve.
Javën e kaluar, lëvizja Vetëvendosje dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Kodi Penal i Kosovës, nëse ai miratohet edhe në shqyrtimin e dytë, pritet të fillojë të zbatohet në janar të vitit 2013.
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës mirëpriti sonte vendimin e Parlamentit, duke u bërë thirrje deputetëve që “të vazhdojnë ta miratojnë edhe në shqyrtim të dytë këtë projektligj, pa amandamente të cilat do të mund të paraqitnin masa ndëshkuese ndaj medieve”.