Në Kosovë, kanë filluar manifestimet me rastin e 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë, që atje shënohet si ditë e flamurit kombëtar shqiptar. Megjithëse kjo ditë nuk radhitet në mesin e festave shtetërore, ajo vazhdon të kremtohet në forma të ndryshme. Për të na sjellë frymën e këtyre kremtimeve, korrespondenti ynë, Besim Abazi ndoqi sot një akademi solemne në Gjakovë kushtuar kryengritjes së 100 vjetëve më parë që çuan në pavarësinë e Shqipërisë.