Në Kosovë, parlamenti hapi debatin për buxhetin e vitit 2015, i cili arrin në rreth një miliardë e 600 milionë Euro, një ndryshim shumë i vogël nga ai i vitit 2014.
Opozita e kritikoi buxhetin, duke e cilësuar atë si një buxhet që nuk e mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe thellon varfërinë e theksuar në vend.