Autoritetet në Kosovë thanë sot se kanë harmonizuar qëndrimet përballë bisedimeve me Serbinë, në prag të takimit të së shtunës në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për bisedimet e paqes, Richard Grenell.
Menjëherë pas Washingtonit, palët pritet të takohen gjatë muajit korrik në raunde të reja bisedimesh me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në përpjekje për të arritur një marrëveshje normalizimi që është kusht për proceset integruese për të dyja palët.
Facebook Forum