Lidhje

Konferencë mbi rrezikun e rrezatimeve nga aparatet e skanimit


Konferencë mbi rrezikun e rrezatimeve nga aparatet e skanimit
Konferencë mbi rrezikun e rrezatimeve nga aparatet e skanimit

Çlirimi aksidental e rrezatimit nga centralet bërthamore të dëmtuara nga tërmeti në Japoni ka rihapur problemet e shëndetit se cili është niveli i ekspozimit ndaj rrezatimit që mund të konsiderohet e sigurt a i padëmshëm për shëndetin. Por ekspertët janë ende duke debatuar mbi sigurinë e niveleve të rrezatimit gjatë përdorimit të aparateve skanuese mjekësorë. Këto nivele mund të ndryshojë shumë nga një spital në tjetrin, dhe brenda disa spitaleve, nga një teknolog në tjetrin.

Përdorimi Tomografisë Përllogaritëse, ose skanimet CT janë cilësuar si një prej përparimeve më të rëndësishme në kujdesin shëndetësor në 25 vitet e fundit. Por një raport i Kombeve të Bashkuara mbi çështje të shëndetit në 2008 tregon se përdorimi i këtyre aparateve ka qenë kontribuesi më i madh për ekspozimin e publikut ndaj rrezatimit artificialisht të detyruar.

Radiologë, shkencëtarë dhe prodhues të aparateve skanues u takuan kohët e fundit në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Bethesda, Maryland, për të diskutuar se çfarë standartesh duhen vendosur mbi këtë çështje.

Dr. Roderic Pettigrew është drejtor i Institutit Kombëtar për çështje të Imazheve biomjekësorë dhe bioenxhinjerike. Ai thotë se askush nuk dëshiron të japë një dozë të lartë rrezatimi të panevojshëm për pacientët gjatë një analize të caktuar.

Një studim i botuar në revistën mjekësore të New Englandit në vitin 2010 vë në dyshim nëse skanimet CT janë gjithmonë të nevojshëm për diagnostikime. Autorja e studimit, doktoresha Rebecca Smith-Bindman, thotë se ka disa udhëzime për përdorimin e skanimeve të përshtatshme dhe se rekomandimet e prodhuesve të këtyre pajisjeve luajnë rol më të madh në vendimin e një mjeku sesa të dhënat në bazë të dëshmive shkencore.

Aparatet e skanimeve mjekësore nuk janë të lidhur direkt me shtimin e rasteve të kancerit, por rrezatimi është kancerogjen, pra shkaktues kanceri. Studime nga Dr Smith-Bindman dhe kolegët e saj kanë zbuluar se rreziku i kancerit nga një skanim CT mund të jetë i lartë deri në 1 në çdo 80 raste.

Në çdo skanim CT, radiologu përcakton nivelin e kërkuar të rrezatimit. Një teknik aparati kalibron aparatin. Por askund në ekran nuk tregohet se cila është shkalla e rrezatimit që pacienti merr.

Shtrohet pyetja; derisa të përcaktohen të standarde të reja, çfarë duhet të bëjnë pacientët? Joyce Graff përfaqëson pacientët me sindromën Von Hippel-Lindau një çrregullim i rrallë gjenetik që kërkon skanime të shpeshta për zbulimin e tumorit.

Ajo ankohet se në spitale nuk ka persona të kualifikuar për kalibrimin e aparatit të skanimit. Gjithashtu ekzistojnë paqartësi rreth saktësisë së imazheve dhe nëse cilësia e tyre varet nga shkalla e rrezatimit?

Dr. Pettigrew thotë se për diagnostikime ka alternativa të tjera, siç janë aparatet me ultratinguj dhe rezonancë magnetike. Këto janë dy procedura që nuk përdorin rrezatim. Por, kur mjekët preferojnë të përdorin tomography të përllogaritur apo CT, Dr. Pettigrew thotë se standardet duhet të jenë të përcaktuara për të siguruar mbrojtjen e pacientëve.

XS
SM
MD
LG