Komuniteti shqiptar i Uashingtonit feston Krishtlindjen
Komuniteti shqiptar i zonës së Uashingtonit kremtoi në këtë prag Krishtlindjesh me një meshë në gjuhën shqipe. Mesha, e cila u mbajt nga ambasadori i Vatikanit në Shqipëri Charles Brown, iu kushtua gjithashtu dy figurave të rëndësishme të kombit, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Nënë Terezës.