Zgjedhësit po hedhin sot votën në Kolumbi për presidentin e ardhshëm të vendit. Këto janë zgjedhjet e para në këtë vend të Amerikës së Jugut që pas nënshkrimit të marrëveshjes për paqe me organizatën kryengritëse FARC që tani është shndërruar në parti politike.
Kandidatët kryesorë janë senatori konservator Ivan Doque dhe ish-luftëtari guerrillas Gustavo Petro, që ka qenë edhe kryebashkiak i Bogotas.
Senatori Duque ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Alvaro Uribe dhe një kritik i hapur i marrëveshjes me FARC-un. Ai është betuar se do ta ndryshojë marrëveshjen.
Gustavo Petro ka premtuar reforma ekonomike me kahje majtiste. Ai është kandidati i parë majtist që ka shanse reale të dalë në balotazh.
Fituesi i zgjedhjeve do të pasojë presidentin aktual Juan Manuel Santos, i cili fitoi Çmimin Nobel të Paqes në 2016 për arritjen e marrëveshjes për armëpushim me kryengritësit e FARC-ut. Ai largohet nga posti në gusht.
Facebook Forum