Lidhje

Kolegji Zgjedhor vendos ndarjen e vendeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës


Kolegji Zgjedhor vendos ndarjen e vendeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës
Kolegji Zgjedhor vendos ndarjen e vendeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës

Në Shqipëri Kolegji zgjedhor mori sot vendim lidhur me ndarjen e vendeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës duke mbyllur kështu edhe odisenë gjyqësore të procesit zgjedhor të 8 majit.

Çështja e ndarjes së mandateve të Këshillit Bashkiak përfundoi në kolegj pasi në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve nuk u arrit dot numri i 5 votave në favor. Në Këshillin e ri koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike do të ketë 28 vende, një më shumë se ai i së majtës.

Po sot edhe zoti Lulëzim Basha mbylli edhe një tjetër hallkë proceduriale drejt zyrës si kryebashkiak i Tiranës. Gjykata i dha atij vërtetimin e mandatit. Tanimë ka mbetur vetëm plotësimi i procedurave të tjera që lidhen me kostituimin e Këshillit Bashkiak, betimin e anëtarëve të tij si dhe të zotit Basha si kryebashkiaku i Tiranës për katër vitet e ardhshme. Gara në kryeqytet për më shumë se dy muaj u shoqërua me tensione të forta politike. Opozita e kundërshtoi hapur procesin duke akuzuar të djathtën për manipulime dhe grabitje të mandatit të kryebashkiakut.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG