Lidhje

Kolegji Zgjedhor bën publik arsyetimin ligjor të vendimit të tij të së hënës


Kolegji Zgjedhor bën publik arsyetimin ligjor të vendimit të tij të së hënës
Kolegji Zgjedhor bën publik arsyetimin ligjor të vendimit të tij të së hënës

Në Shqipëri Kolegji zgjedhor bëri mbrëmë publik arsyetimin ligjor të vendimit të tij të së hënës duke hequr çdo dyshim mbi procedurën që duhet ndjekur për vlerësimin e të gjitha fletëve të hedhura në kutitë e gabuara në procesin zgjedhor në Tiranë. Sipas Kolegjit në të 368 qendrat e votimit, kutitë e së cilave nuk janë prekur duhet të vlerësohen të gjitha këto fletë pavarësisht nëse janë konsideruar të pavlefshme apo të kontestuara. Kolegji i jep përgjigje edhe problemit lidhur me mospërputhjen e shifrave mes numrit të fletëve të votimit dhe votuesve, duke shpjeguar se jo ka ardhur si pasojë e hetimit të pjesshëm të kryer nga Komisioni Qëndror i zgjdhjeve, një veprim i cili vlerësohet në shkelje të parimeve për një proces të rregullt ligjor që në zanafillë të tij ka mosrespektimin e parimit të barazisë dhe paanësisë.


Vendimi i kolegjit zgjedhor i lexuar mesnatën e së hënës u shoqërua me shumë dilema për mënyrën se si do të veprohej duke qenë se përmendej si termi i kontestuar ashtu dhe ai i fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Publikimi mbrëmë i arsyetimit juridik të këtij vendimi përcakton qartë atë se çfarë do të ndodh me këto fletë votimi të cilat nuk përfunduan në kutinë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Komisioni qëndror i zgjedhjeve do të duhet t’i kërkojë ato edhe në zarfet e fletëve që janë vlerësuar si të pavlefshme, kjo pasi sipas kolegjit “në gjykim u provua së këto fletë deri me datë 14 Maj moment kur përfundoi votimi i votave për Kryetar të Bashkisë Tiranë, janë konsideruar nga numëruesit e të dy subjekteve zgjedhore palë në proces si të të pavlefshme, e pas kësaj date janë konsideruar të kontestuara. Kolegji çmon se statusi i këtyre fletëve të cilat nuk janë kontestuara më parë, pasi me konsensus janë trajtuar më parë si të pavlefshme, të konsiderohen si fletë të kontestuara të pa numëruara më parë”.
Kolegji nga ana e tij kërkon edhe zgjidhjen e mospërputhjes së shifrave në rezultatin për Tiranën, ku numri i fletëve të votimit është më i lartë se ai i votuesve. Sipas Kolegjit kjo ka ardhur nga hetimi që Komisioni qëndror ka bërë në 117 kuti. Duke përmendur procedrën që duhet ndjekur gjatë llogaritjes së tabelës së rezultatit Kolegjo vëren se “Tabela Përmbledhëse e Rezultatit, nuk është produkt i ardhur nga kalimi i këtyre hapave procedurial, por “ekstra procedurial”. Sipas gjykatësve K.Q.Z-ja ka përdorur “procedura hetimi administrativ dhe standarte të ndryshme, selektive,nga ku rezultati origjinal i 485 QV-ve për 11 K.Z.A.Z-të e zonës zgjedhore përkatëse i është nështruar aplikimit të procedurave të ndryshme për pjesë të ndryshme të tabelës përmbledhëse të rezultatit. Kjo ka ardhur – sipas Kolegjit - për shkak se është kryer nga K.Q.Z-ja hetim administrativ i paplotë, selektiv, që nuk trajton me të njëjtën procedurë rezultatin origjinal të 485 QV-ve, por mjaftohet vetëm me hetimin administrativ të pjesshëm të një numri të kufizuar kutishë dhe përfshirjen e rezultatit të tij, pra të një pjesë të së tërës”. Ky veprim i KQZ “vlerësohet si veprim në shkelje të parimeve për një proces të rregullt ligjor që në zanafillë të tij ka mosrespektimin e parimit të barazisë dhe paanësisë, të sanksionuar në Kushtetutë”.
Për këtë arsye Kolegji kërkon që të bëhet verifikimi i fleteve të hedhura në kutitë e gabuara në të gjtha qendrat e kryeqytetit. “Ky hetim i plotë – saktëson Kolegji - do të kryhet në të gjitha kutitë e votimit: kutia e votimit për Kryetarin e Bashkisë, Këshillin Bashkiak, Kryetarin e Njësisë Bashkiake apo Këshillin e Njësisë Bashkiake dhe do të përfshijë fletët e votimit të hedhura jo në kutinë përkatëse, të vecuara qoftë në zarfat e fletëve të konstestuara apo të pavlefshme (pavarësisht nga vend-ndodhja e tyre, zarfi i fleteve të votimit të pavlefshme apo të kontestuara)”.
Kolegji zgjedhor vlerëson se “vetëm nëpërmjet këtij hetimi të plotë administrativ dhe verifikimit të lëvizjes së fletëve të votimit, objekt hetimi administrativ, nga një kuti votimi në tjetrën, do të mundësohet zgjidhja e mospërputhjes së të dhënave në tabelën përmbledhëse dhe leximin e të gjithave votave pavarësisht se për kë janë hedhur”.
Por ndërkohë edhe vetë Kolegji duket se nuk i ka shpëtuar një gabimi në mosrakordimin e shifrave. Në Tiranë janë 485 qendra votimi dhe Komisioni qëndror ka verifikuar, siç e pohon edhe Kolegji, 108 qendra. Pra pjesa e qendrave të mbetura të cilat nuk i janë nështruar verifikimit është 377 dhe jo 368 sa ç’urdhëron kolegji që t’i nështrohen hetimit.


Të ngjashme

XS
SM
MD
LG