Lidhje

KLD, Ministria e Drejtësisë, verifikime për Gërdecin


KLD, Ministria e Drejtësisë, verifikime për Gërdecin
KLD, Ministria e Drejtësisë, verifikime për Gërdecin

Në Shqipëri, i inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë do të ndërmarrin verifikime lidhur me zvarritjet në procesin e Gërdecit. Këtë e bëri të ditur sot nënkryetari i Këshillit të Lartë Kreshnik Spahiu

Sipas zotit Spahiu verifikimet do të shtrihen edhe mbi respektimin e afateve proceduriale dhe përllogaritjen e tyre si dhe do të bëhen propozime konkrete për ndryshime në kodin e Procedurës penale dhe Ligjit për Avokatinë, për të evituar zgjatjet e pajustifikuara të proceseve. Më herët, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Lartë të drejtësisë, Presidenti Bamir Topi kishte kërkuar një monitorim të detajuar të kësaj cështjeje për të parë se sa kanë qenë në përputhje me ligjin procedurat e ndjekura.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjithashtu njoftoi se do të ushtrojë, po në bashkëpunim me inspektoriatin e ministrisë së Drejtësisë, brenda dy muajsh, një kontroll të plotë edhe mbi vendimet e gjyktave qe lidhen me ndryshimin e kombësisë

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG