Lidhje

Qeveria e Kosovës kundërshton marrëveshjen KFOR-Beograd për zgjidhjen e krizës në veri


Qeveria e Kosovës kundërshton marrëveshjen KFOR-Beograd për zgjidhjen e krizës në veri
Qeveria e Kosovës kundërshton marrëveshjen KFOR-Beograd për zgjidhjen e krizës në veri

Komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali gjerman Erhard Buhler dhe përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, Borisllav Stefanoviç, shef i delegacionit të Serbisë për bisedime me Kosovën dhe Goran Bogdanoviç, ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë kanë hartuar mbrëmë një marrëveshje për tejkalimin e gjendjes aktuale në veriun e Kosovës. Ajo u hodh poshtë nga qeveria e Kosovës.

Në një njoftim të KFOR-it thuhet se marrëveshja parasheh që “në vendkalimet kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak, sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mesin e muajit shtator 2011. Nëse është e nevojshme, ky kuadër kohor mund të zgjatet. KFOR-i mban komandën dhe kontrollin në kalimet kufitare”

Sipas kësaj marrëveshjeje “veturat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonelata dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimet, mund të kalojnë pas kontrollimit të identitetit dhe atij për armë. Bllokadat rrugore do të hiqen dhe liria e lëvizjes do të rivendoset”.

Në komunikatë thuhet se komandanti i KFOR-it ka pasur autoritetin e plotë e të gjitha institucioneve të përfshira. Kryenegociatori Borislav Stefanovic dhe Ministri Goran Bogdanovic do ta bashkërendojnë marrëveshjen me presidentin e Serbisë dhe autoritetet tjera të përfshira nga pala Serbe. Marrëveshja mund të zbatohet gjatë ditëve në vazhdim.

Por, marrëveshja trepikëshe u cilësua e papranueshme nga qeveria e Kosovës. Në një komunikatë për opinion thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës, duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur e autonom në vendim marrje, njofton opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar se kjo projekt marrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës do të respektoj në përpikmëri masat e reciprocitetit me Serbinë”, thuhet në komunikatë në të cilën mirëpriten përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i.

“Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut”, thuhet në njoftim.

Shefi i delegacionit te Serbisë në bisedimet me Kosovën Borisllav Stefanovic, ka deklaruar se shpreson që “qeveria në Prishtinë do të kuptojë sa e rëndësishme është që situata të qetësohet dhe të dyja palët t’u kthehen bisedimeve”, ndërsa e ka cilësuar të dëmshëm qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

Njësitë e posaçme të policisë së Kosovës, filluan më 25 korrik një operacion për vënien nën kontroll të dy vend kalimeve kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe. Operacioni nxiti reagime të ashpra të banorëve serb të cilët ngritën barrikada në rrugët kryesore. Një pjesëtar i policisë u vra gjatë një sulmi mbi policinë në afërsi të Zubin Potokut, një komunë me shumicë serbe në veri, ndërsa njëri nga vendkalimet u dogj nga protestues serbë. Përfaqësuesit e Beogradit kërkojnë kthimin në gjendjen e mëparshme një kërkesë kjo që është kundërshtuar nga

Operacioni i policisë nuk u mbështet nga zyrtarët e Bashkimit Evropian të cilët thanë se ai u ndërmor pa këshillime paraprake me ta, ndërsa bënë thirrje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, të cilat qenë shtyrë për në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG