Lidhje

Përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit sirian


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se pret që qeveria e Sirisë dhe koalicioni kryesor opozitar të marrin pjesë në një konferencë paqeje në fillim të qershorit, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit dy vjeçar.

Duke folur sot gjatë një vizite në Stockholm, zoti Kerry tha sot se qeveria siriane i ka dhënë Rusisë emrat e negociatorëve të mundshëm.

Diplomati i lartë amerikan tha se anëtarët e opozitës të Koalicionit Kombëtar Sirian të mbështetur nga Perëndimi kanë në plan gjithashtu të marrin pjesë në konferencë.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakort javën e kaluar të përpiqen të organizojnë bisedime paqeje megjithë mosmarrëveshjet e shumta mes tyre rreth roli të zotit Assad në të ardhmen e Sirisë. Uashingtoni ka këmbëngulur se zoti Assad duhet të largohet nga pushteti për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të dizidentëve.
XS
SM
MD
LG