Kanceri është një sfidë madhore për mjekësinë moderne, por mbrëmë përballë kësaj sfide u vendosën emrat më të mëdhenj të Hollivudit dhe botës së artit në Shtetet e Bashkuara. Rrjetet kryesore televizive amerikane transmetuan mbrëmë një spektakël me interpretime muzikore, monologje nga aktorë të famshëm si dhe histori prekëse nga pacientë që po marrin kurim kundër sëmundjes.
Aktorët Michael Douglas, Matt Damon, Julia Roberts e Gwyneth Paltrow ishin ndër dhjetëra emrat e njohur të Hollivudit që u ngjitën dje në skenë për të folur për përpjekjet që janë bërë për gjetjen e kurave të suksesshme. Ndërsa këngëtarja Taylor Swift interpretoi një këngë origjinale të kompozuar pikërisht për këtë rast. Spektakli u organizua për të grumbulluar fonde në mbështetje të kërkimeve shkencore kundër kancerit.
Aktorë të skenës e ekranit, këngëtarë të njohur dhe figura të tjera të njohura qëndruan pranë linjave telefonike për të marrë telefonata nga shikues që dhuronin fonde në mbështetje të kërkimeve. E gjithë shuma e dhuruar mbrëmë do të përdoret për kërkime shkencore kundër kancerit.