Lidhje

Sulm me bombë në Kabul, vriten 6 persona


NATO-s tha se autori i sulmit vetëvrasës pranë zyrave të Aleancës mendohet se ishte një adoleshent.

Forca ndërkombëtare e NATO-s për sigurinë në Afganistan dënoi sot një sulm me bombë që ndodhi në Kabul, ku u vranë të paktën 6 persona, duke thënë se veprime të tilla shfrytëzojnë individë të paformuar, dhe i detyrojnë ata të kryejnë veprime të tmerrshme. Në një deklaratë që bëri sot, forca e NATO-s thonte se autori i sulmit vetëvrasës me bombë pranë zyrave të Aleancës mendohet se ishte një adoleshent dhe se mes viktimave kishte edhe fëmijë.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin, por thanë se autori ishte një burrë në të 20-at. Një zëdhënës tha se objekt i shpërthimit ishte CIA, Agjencia Qendrore amerikane Zbulimit. Zyrtarët thonë se pranë vendit ku u krye sulmi ndodhen disa ambasada të vendeve perëndimroe.

Komente për sulmin bëri edhe ambasada amerikane në Kabul. Përmes një deklarate thuhej se në se ishte i vërtatë njoftimi se autori i sulmit ishte një adoleshent, kryengritësit zbulojnë faktin se janë duke shfrytëzuar njerëzit më pak të formuar për kryerjen e sulmeve.
XS
SM
MD
LG