Lidhje

Jordani: Policia përdori pompat e ujit për të shpërndarë besnikët e qeverisë dhe demonstruesit pro-reformave

Policia në Jordani përdori pompat e ujit për të shpërndarë besnikët e qeverisë dhe demonstruesit pro-reformave të cilët sulmuan sot njëri tjetrin me gurë.

Përleshjet shpërthyen në kryeqytetin e vendit Aman, mbasi disa qindra mbështetës të mbretit Abdullah iu afruan një grupi të madh kundërshtarësh dhe nisën të gjuanin me gurë.

Agjencia franceze e lajmeve AFP citoi një zyrtar të sigurisë të ketë thënë se më shumë se 100 vetë u plagosën gjatë përleshjes.

Dje, disa qindra protestues u hodhën në grevë duke kërkuar reforma, ku përfshihet shpërndarja e paralmentit dhe largimi i kryeministrit Marouf al Bakhit.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates bëri një ndalesë të panjoftuar në Jordani sot dhe u takua me mbretin Abdullah. Kjo vizitë mbylli turin e tij në Lindjen e Mesme dhe Rusi.

XS
SM
MD
LG