Në Kosovë, sot përmbyllet java e Bibliotekës, një veprimtari e organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë dhe Biblioteka Kombëtare e Universitare e Kosovës. Veprimtaria, e cila është mbështetur edhe nga Biblioteka e Kongresit amerikan, synon të nxisë zhvillimin e bibliotekave, përmirësimin dhe avancimin tyre në funksionalizimin e dijes dhe vlerave që ato përfaqësojnë në jetën kulturore e arsimore të Kosovës.