Lidhje

Italia dhe Franca, përpjekje për të bllokuar imigrantët nga Tunizia


Italia dhe Franca, përpjekje për të bllokuar imigrantët nga Tunizia
Italia dhe Franca, përpjekje për të bllokuar imigrantët nga Tunizia

Italia dhe Franca kanë rënë dakord të zhvillojnë patrullime të përbashkëta në përpjekje për të bllokuar futjen në Evropë të imigrantëve të tjera nga Tunizia, që largohen si pasojë e trazirave në Afrikën Veriore.

Ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni njoftoi sot arritjen e marrëveshjes pas takimit me homologun francez në Milano. Të dy vendet kanë zhvilluar debate se si të trajtojnë mijëra imigrantë kryesisht tunizianë të cilët kanë hyrë ilegalisht në ishullin italian, Lampedusa, shumica me shpresën për të shkuar në Francë.

Italia ka vendosur t’u japë atyre leje të përkohëshme qendrimi, duke u mundësuar atyre përkohësisht lëvizje të lirë në Francë dhe vende të tjera evropiane që i përkasin marrëveshejs Shengen mbi lirinë e lëvizjes.

Çështja e imigracionit pritet të jetë një nga temat kryesore të takimit mes presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit italian Silvio Berlusconi në fund të muajit.

XS
SM
MD
LG