Lidhje

Itali, vazhdojnë përpjekjet e kërkimit


Një tjetër tërmet me forcë 4,3 ballë goditi qytezën italiane të Amatriçes. Kjo pasgoditje shkaktoi dëme të mëtejshme të ndërtesave, pluhur dhe tym të madh dhe më tepër panik mes njerëzve.

Tërmeti që goditi dje Italinë qendrore shkaktoi të paktën 241 të vrarë dhe mbi 360 të plagosur, thuhet në një raport të publikuar sot të Agjencisë italiane të Mbrojtjes Civile.Tërmeti me një fuqi prej 6,2 ballësh e goditi rajonin rreth orës 3:30 të mëngjesit, sipas orës lokale.

Epiqendra e tij ishte 10 kilometra në juglindje të qytetit së Norçias. Zonat më të goditura ishin qytezat Amatriçe dhe Accumoli, që thuajse u rrafshuan. Agjencia e Mbrojtjes Civile konfirmoi se në Amatriçe pati 184 viktima, 43 në Arqueta dhe 11 të Accumoli.

Ekipet e shpëtimit i vazhduan edhe sot kërkimet për personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Kryeministri italian Matteo Renzi shkoi me helikopter në zonat e goditura, ku u takua me vullnetarët e shumtë që u janë bashkuar ekipeve të shpëtimit.

Në Vatikan, Papa Françesku shprehu dëshpërim për njerëzit dhe qytetet e goditura nga tërmeti dhe u lut për viktimat. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Itali tha se pas tronditjes së parë të fuqishme që u ndje në pjesë të ndryshme të Italisë, ka patur mbi 80 pasgoditje.

XS
SM
MD
LG