Lidhje

SHBA: Arrest një simpatizanti të ISIS-it


Në Shtetet e Bashkuara një person i dyshuar si simpatizant i Shtetit Islamik ndodhet nën arrest, i dyshuar se kishte planifikuar të sulmonte Shtëpinë e Bardhë me raketë anti-tank.

Autoritetet federale thonë se agjentët e FBI-së e arrestuan 21 vjeçarin Hasher Jallan Taheb të mërkurën pranë qytetit Atlanta, ndërsa po përpiqej të shkëmbente me një agjent të fshehtë makinën e tij për të marrë armë dhe eksplozivë.

Hasher Jallan Taheb u tha agjentëve se kishte shënjestruar disa vende, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Statujën e Lirisë në Nju Jork.

Autoritetet thanë se dikush që e njihte Tahebin kishte informuar policinë vitin e kaluar se ai ishte radikalizuar dhe kishte në plan të udhëtonte.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG