Agjencia amerikane për grumbullimin e taksave po ndeshet me një tjetër çështje të debatueshme, një raport ku thuhet se ka bërë shpenzime të mëdha për organizimin e konferencave për punonjësit e vet.
Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme, politikat e të cilit ndikojnë tek të gjithë taksapaguesit amerikanë, ka shpenzuar rreth 50 milionë dollarë mes viteve 2010 dhe 2012 për konferenca. Disa prej këtyre shpenzimeve u përdorën për një video të vitit 2010, që paraqiste punonjësit e Agjencisë, IRS, duke mësuar një vallëzim në grup para një takimi në Kaliforni, si dhe mjediset e hoteleve të kushtueshme ku janë organizuar konferencat.
Komisioneri i ri në detyrë i agjencisë Danny Werfel, tha se shpenzimet për konferencat kanë qenë marramendëse dhe se ato i përkasin një epoke të kaluar. Agjencia thotë se shpenzimet për konferencat janë pakësuar ndjeshëm që nga ajo kohë.
Zoti Werfel del sot para një prej komisioniove e të Kongresit që janë duke hetuar lidhur me operacionet e agjencisë, përfshirë grupet konservatore që e vunë atë në shënjestër, për hetime të hollësishme mbi taksat para fushatës presidenciale të 2012-ës.
Grupet konsrevatore kundërshtojnë shumë nga politikat e shpenzimeve dhe taksave të presidentit Obama.