Forcat irakiane thonë se kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit veriperëdnimor të Irakut Tal Afar nga grupi Shteti Islamik, përfshirë edhe qendrën e qytetit, ku ata ngritën flamurin irakian.
Zyrtarët kanë thënë se shpresojnë të vendosin kontrollin e plotë në qytet deri në në festën e myslimanëve që fillon më 2 shtator në Irak.
Ofensiva në Tal Afar, që ndodhet 80 kilometra në perëndim të Mosulit, bastioni i Shtetit Islamik, filloi më 20 gusht.
Sipas komandantëve ushtarakë amerikanë dhe irakianë, në këtë qytet që dikur kishte 200 mijë banorë, kanë mbetur vetëm 10 deri më 20 mijë civilë.
Organizatat e ndihmave kanë paralajmëruar se banorët e mbetur në Tal Afar janë nën kërcënimin e militantëve, që ka patur kontrollin e qytetit që nga viti 2014.
Facebook Forum