Zyrtarët ushtarakë irakianë thonë se forcat qeveritare filluan një operacion të enjten për të dëbuar luftëtarët e fundit të Shtetit Islamik nga pozicionet në zonën shkretinore në kufi me Sirinë.
Në një deklaratë, ushtria tha se trupat e ushtrisë irakiane dhe forcat shiite po marrin pjesë në fushatën kundër militantëve që fshiheshin në një pjesë të madhe të rajoneve kufitare.
Agjencia e lajmeve Reuters citon kolonelin e ushtrisë Salah Kareem të ketë thënë se objektivi është të parandalojnë përhapjen e grupeve të mbetura të ISIS në rajonin e shkretëtirës dhe ta përdornin atë si bazë për të ndërmarrë sulme në të ardhmen.
Kryeministri irakian Haider al-Abadi tha të martën se luftëtarët e Shtetit Islamik ishin mundur ushtarakisht, por ai do të deklaronte fitoren përfundimtare vetëm pasi militantët të ishin dëbuar plotësisht nga shkretëtira.
Javën e kaluar, forcat irakiane pushtuan qytetin e fundit të mbetur nën kontrollin e ISIS, duke sinjalizuar rënien e "kalifatit" të vetëshpallur nga Shteti Islamik në pjesën më të madhe të rajoneve veriore dhe perëndimore të Irakut në vitin 2014.
Facebook Forum