Lidhje

Irak: Përpjekje për të rimarrë Falluxhën


Forcat irakiane janë në ditën e dytë të operacioneve për të rimarrë qytetin e Falluxhës, që është nën kontrollin e grupit Shteti Islamik prej dy vjetësh. Një grup i armatosur shi’it, Al-Hashd Al-Shaabi, lëshoi sot një video ku shihen forca paraushtarake dhe forca të qeverisë irakiane në afërsi të pozicioneve të shtetit islamik në të dalë të Falluxhës.

Forcat irakiane, me mbështetjen amerikane nga ajri dhe me mbështetjen e forcave paraushtarake nga toka, e filluan ofensivën të djelën për të rimarrë qytetin. Autoritetet irakiane kanë paralajmëruar banorët civilë në Falluxhah, që mendohet të jenë dhjetra mijra, të largohen nga qyteti.

Ushtria amerikane ka qindra këshilltarë në Irak për të ndihmuar forcat irakiane. Ato kishin sugjeruar që fillimisht të merrej Mosuli, por forcat irakiane vendosën për operacionin ndaj Falluxhës.

XS
SM
MD
LG