Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për dy sulme me armë dhe me bombë që vranë të paktën 50 persona në Irak të enjten, pranë Nasirias. Zyrtarët thanë se më tepër se 80 persona u plagosën në këto sulme në provincën Dhiqar.
Militantët hapën zjarr ndaj një restoranti dhe pak më vonë, një sulm vetëvrasës nga shoferi i një makine të mbushur me lëndë shpërthyese, goditi një pikë kontrolli, pohuan zyrtarët.
Provinca Dhiqar me banorë kryesisht shiitë, ndodhet 320 kilometra në juglindje të Bagdadit.
Facebook Forum