Irani thotë se ka kryer me sukses provën me një sistem të ri raketash për mbrojtjen kundërajrore, pasi Rusia ndaloi dërgesen e raketave të precizonit të lartë S-300 për në Teheran në muajin shtator.
Njoftimet iraniane thonë se sistemi i raketave me rreze të brendshme të ndërtuar brenda vendit i quajtur Mersad, u provua sot me sukses gjatë ditës së tretë të manovrave ushtarake. Njoftimet citojnë një gjeneral që thotë se sistemi ka aftësi për gjetjen dhe shkatërrimin e mjeteve të avancuara ajrore në lartësi të mëdha dhe të vogla.
Javën e kaluar, Irani njoftoi për ndërtimin e një varianti të raketës ruse S-300 dhe kishte në plan ta testonte shumë shpejt. Njoftimi erdhi ndërkohë që presidenti rus Dmitri Medvedev njoftoi vendimin për të ndaluar dërgesën e raketave për Iranin, pasi binte ndesh me sanksionet e OKB-së ndaj Iranit.