Breza të tërë fëmijësh shqiptarë janë rritur duke lexuar veprën e shkrimtarit Naum Prifti. "Cikoja dhe Beni", "Tregime të Zgjedhura për Fëmijë", "Erë mali, erë fushe" dhe shumë të tjerë kanë zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë shqiptare, por zoti Prifti ka lëvruar shumë gjinë të ndryshme, përfshirë novela, tregime, drama, komedi, skenarë, publicistikë dhe përkthime. Ai ka botuar edhe vepra në anglisht, si edhe është aktiv në komunitetin shqiptaro-amerikan. Zotin Prifti e kishim të ftuar për një intervistë nga studioja jonë në Nju Jork në programin tonë Ditari.