Këto ditë, një delegacion i qeverisë shqiptare, me përfaqësues nga ministri të ndryshme, mori pjesë në një program të sponsorizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, rreth të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Pjesë e delegacionit ishte edhe Zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, e cila bisedoi nga Bostoni përmes Skype-it me kolegen Joana Allamani lidhur me gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri dhe vështirësive me të cilat ata ndeshen.