Për disa njerëz, pirja e kafes çdo mëngjes është diçka e zakonshme... Për të tjerë është fillimi i një dite të gjatë e të lodhshme. Por askush nuk e di, pasi është hera e parë, se ekziston edhe Dita Ndërkombëtare Kafes. Organizata Ndërkombëtare e Kafes e shpalli 1 tetorin si ditë të veçantë për nder të kafes, si pijen që shënon fillimin e një dite.
Ka shumë mënyra të ndryshme për të marrë kafeinë ... kafe me qumësht, ekspreso, ose si ta doni, thotë kjo bariste.
Për kafen në mëngjes duhen rreth tre minuta, por shumica e punës ndodh në prapaskenë.
Kafeja vjen nga e gjithë bota. Dhe kafeja e përsosur vjen nga kokrra të përsosura.
Neil Balkom thotë se kafeja e ka sekretin tek kokrrat, që vijnë në forma të ndryshme. Dhe kjo është arsyeja pse një ekspert kafeje si Neil Balkcom - provon mostrat e para të kokrrave të kafesë, zgjedh kokrrat më të mira nisur nga forma, shija, dhe pastaj i pjek.
Kontrolli i cilësisë është i domosdoshëm. Dhe kështu vijnë klientët, njëri pas tjetrit, për një kafe mëngjesi, në kohë me shi apo diell, - dhe nuk e dinë se ka një Ditë Ndërkombëtare të kafes. Pastaj pyesin: është sot dita e kafes? Festë zyrtare? Ditë pushimi?