Lidhje

Indi, rëndohet gjendja e infeksioneve nga COVID-i


India Coronavirus
India Coronavirus

Në Indi vazhdon rritja e rasteve të regjistruara me COVID që po i afrohet shifrës 400,000 mijë në ditë. Për nëntë ditë rresht, numri ditor i rasteve të reja ka qenë mbi 300,000. Sipas mediave, disa ekspertë të shëndetit publik besojnë se numri aktual i infeksioneve të reja mund të jetë të paktën pesë herë më i lartë se ai i raportuar zyrtarisht.

Të premten në Indi arritën ndihma nga SHBA dhe vende të tjera. Ndihma amerikane përfshin furnizime me oksigjen, teste të shpejta diagnostikuese dhe materiale për prodhimin e vaksinave.

US sends emergency medical supplies to India
US sends emergency medical supplies to India

Vala e dytë e koronavirusit e ka çuar në prag të kolapsit sistemin e kujdesit shëndetësor të Indisë: Spitalet janë në kapacitet të plotë dhe ka një mungesë të ndjeshme oksigjeni, gjë që e bën edhe më të dëshpëruar situatën e rëndë. Shumë parqe dhe parkinge janë shndërruar në krematoriume të improvizuar që punojnë ditë e natë për të djegur trupat e pajetë.

Ekspertët indianë të shëndetit publik ia hedhin fajin për situatën varianteve të reja më ngjtëse të virusit si dhe heqjes së kufizimeve për turmat e mëdha kur u duk se infeksionet ishin vënë nën kontroll në fillim të këtij viti.

Hans Kluge, drejtori rajonal evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, paralajmëroi të enjten se "është shumë e rëndësishme të kuptohet se situata në Indi mund të ndodhë kudo kur zbuten masat e mbrojtjes personale, kur ka grumbullime masive, kur ka më shumë variante ngjitëse dhe niveli i vaksinimit është ende i ulët.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG