Lidhje

Hungari: Vazhdojnë përpjekjet për të pastruar rrjedhjen toksike


Hungari: Vazhdojnë përpjekjet për të pastruar rrjedhjen toksike
Hungari: Vazhdojnë përpjekjet për të pastruar rrjedhjen toksike

Në Hungari, ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për të pastruar rrjedhjen toksike që shkaktoi vdekjen e të paktën katër personave dhe lëndimin e 120 të tjerëve. Zyrtarët thanë sot se po pastrojnë rrugët dhe shtëpitë një ditë pas rrjedhjes toksike nga një uzinë alumini. Autoritetet thanë se gati 700 mijë metra kub mbjetje vërshuan në tre fshatra në afërsi të qytetit Devesher pas çarjes së një rezervuari. Tre persona ende figurojnë të zhdukur.

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim se mbetja toksike që rrodhi në Hungari mund të shndërrohet në një katastrofë ekologjike në vende të tjera.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Mjedisin Joe Hennon tha sot se Bashkimi Evropian po qëndron i gatshëm të ndihmojë në se katastrofa merr përmasa më të mëdha.
"Ne kemi gati fonde për katastrofat natyrore por na duhet të vlerësojmë nëse kjo ishte e tillë. Qeverisë hungareze i duhet të bëjë pastrimin. Më vonë ata mund të marrin fonde. Pra ka disa pikëpyetje të hapura dhe është shpejt për të thënë me saktësi si do të jetë situata".
Me Danubin pranë që përshkon Kroacinë, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë, Ukrainën dhe Moldavinë para se të derdhet në Detin e Zi, ekziston mundësia që mjedisit t’i shkaktohet një dëm serioz.
"Jemi të shqetësuar jo vetëm për ambjentin në Hungari sepse kjo situatë mund t’i kapërcejë kufijtë. Kjo është arësyeja që ne kemi legjislacionin evropian për Mjedisin. Jemi gati të ndihmojmë autoritetet hungareze në se na kërkojnë ndihmë,” thotë zëdhënësi i Komisionit Evropian për mjedisin Joe Hennon.

Qindra njerëz u evakuuan pas katastrofës e cila ndodhi të hënën, kur një rezervuar gjigand shpërtheu në uzinën metalike në Ajka, qytet rreth 160 kilometra në jugperëndim të Budapestit.

Autoritetet hungareze kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke e quajtur derdhjen një katastrofë ekologjike që mund të kërcënojë Danubin.

XS
SM
MD
LG