Mbrëmë në Nju Jork, u zhvillua spektakli "Histori suksesi shqiptaro-amerikan", organizuar nga Grupi Shqiptar i Medias, Studioja Fadil Berisha dhe Fondi amerikan i Arsimit për Kosovën. Siç njofton Astrit Lulushi i Zërit të Amerikës, dëshmitë e suksesit të tyre janë sa të shumëllojshme edhe frymëzuese.
Është hera e parë që komuniteti shqiptar sjell në dritë bijtë e bijat më të suksesshme në kaq shumë fusha e drejtime - si shkencë, politikë, arsim, art, biznes - dhe rëndësia është se asnjë prej tyre nuk e ka humbur vetëdijen e të qenit shqiptar, pavarësish ku ka lindur, është rritur apo arsimuar.
Mbrëmja u zhvillua në restorantin Battery Gardens, në Manhatan, Nju Jork. Kjo ngjarje risi është nismë e kurorëzuar pas përpjekjeve disa vjeçare të përbashkëta mes Grupit Shqiptar të Medias, Studios Fadil Berisha dhe Fondit Amerikan të Arsimit të Kosovës. Nismën e mori Vera Mjeku, intelektuale, tashmë drejtoreshë ekzekutive e Projektit.
Ajo thotë se sukseset e shqiptarëve në Amerikë janë të shumta, por vetëm që nuk janë vënë në dukje. Zonja Mjeku beson se ky është vetëm fillimi në këtë drejtim, që tashmë është kthyer në lëvizje dhe shpejt do të përfshijë shumë të tjerë, madje edhe qeveritë në Shqipëri e Kosovë do të jenë të interesuara. Potenciali intelektual, afarist, profesional i shqiptarëve në Amerikë është tepër i madh.
Fotografi i njohur në botën amerikane të artit Fadil Berisha – studioja e të cilit në Nju Jork tërheq shumë aktorë të famshëm e modele nga Amerika e bota – gjithashtu ishte pjesë e projektit, duke ndihmuar me aftësitë e tij artistike për përgatitjen e një libri të posaçëm ku 150 shqiptaro-amerikanët e suksesshëm flasin mbi përvojën e tyre.
Pjesë e projektit Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikan është edhe Fondacioni Amerikan i Arsimit për Kosovën. Drejtori i këshillit drejtues të fondacionit Dan Davidson thotë se kjo është një ditë e shënuar për shqiptarët e Amerikës dhe se të
150 të sukseshmit janë bërthama e sukseseve të ardhshme.
Aktori Luan Bexheti është një prej tyre dhe i tha Zërit të Amerikës se është i lumtur dhe se ka ardhur për ta ndarë gëzimin me të tjerët.
Simboli amerikan i vallëzimit, Toni Dovolani, falenderoi Amerikën për suksesin e tij, si dhe prindërit për përkrahjen dhe nxitjen për t'u marrë me art.