Në Kosovë sot filluan punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit që lidh Kosovën më Maqedoninë. Autostrada që do të ndërtohet nga kompania amerikano turke Bechtel & Enka, do të jetë e gjatë rreth 60 kilometra dhe do të kushtojë rreth 600 milion euro. Autoritetet thanë se autostrada e kritikuar nga opozita dhe një pjesë e organizatave joqeveritare, do të ndikojë jo vetëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit.