Lidhje

Riaktivizohet vullkani në Havaji


Shteti Havaji në Paqësor ka hapur strehimet dhe autoritetet kanë lëshuar urdhra për evakuimin e banorëve për shkak të riaktivizimit të një vullkani. Vullkani, i cili ndodhet në Ishullin e Madh këtij të këtij shteti, nisi të riaktivizohet gjatë ditës së djeshme:

Vullkani “Kailauea” lëshoi shtëllunga të mëdha tymi dhe gurë në qiell ndërsa llava e nxehtë lëvizte drejt zonës “Leilani Estates” në Ishullin e Madh. Zyrtarët thanë sot se njerëzit po kërkojnë strehime për t’u mbrojtur nga vullkani. Maurice Messina është Zv/Drejtor i Parqeve”:

“Po regjistrojmë familjet dhe të moshuarit. Nëse të moshuarit kanë nevojë për ndihmë, ne kemi grupe të posaçme që mund të reagojnë për transportimin e tyre në këto streha të sigurta. Numri i të regjistruarve po rritet."

Autoritetet thonë se vullkani “Kilauea” është aktivizuar shpesh gjatë 30 viteve të fundit. Policia ka larguar kureshtarët nga zonat që konsiderohen të rrezikshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG