Lidhje

Mesazhe urimi për festën hebraike të Hanukah-s


Hebrenjtë në mbarë botën po shënojnë Festën e tyre të Hanukah-s duke ndezur qirinj, duke luajtur, apo duke ngrënë petulla tradicionale me patate. Me rastin e fillimit të festës, në Gjermani zyrtarët shprehën urimet e tyre për komunitetin e hebrenjve. Edhe Presdenti amerikan Donald Trump uroi komunitetin hebtraik për festën.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ndezi një qiri tradicional, menorah, para Portës së Brandenburgut në Berlin. Ky është një nga qirinjtë më të mëdhënj të këtij lloji në Evropë.

"Sot jemi të kënaqur për dritën, dritën që do të ndezim së shpejti. Jemi mirënjohës që në Gjermani përsëri kemi një komunitet të larmishëm hebraik. Ne jemi mirënjohës që në këtë vend përsëri shënojmë festën e Hanukah-s së bashku. Drita triumfoi mbi errësirën, kjo është mrekullia e Hanukah-s", tha Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Në Izrael, vendi ku lindi festa e Hanukah-s, artisti Yaron Bob ka ndërtuar një qiri tradicional me mbetjet metalike të raketave të hedhura nga militantët palestinezë në Gazë.

"Ideja e kthimit të raketave në qirinj tradicionalë menorah e shndërron simbolin e vdekjes dhe shkatërrimit në një simbol të dritës, dhe Hanukah është simbol i dritës. Ne po prodhojmë këta qirinj tradicionalë për të simbolizuar dritën dhe begatinë e popullit të Izraelit".

Festivali tetë ditor i dritave shënon ri-dedikimin e tempullit të Jeruzalemit në shekullin e dytë para Krishtit, pasi hebrenjtë mposhtën ushtritë e sunduesve tiranikë sirianë dhe grekë.

Çdo natë gjatë tetë ditëve të ardhshme, ndizet nga një qiri për të simbolizuar mrekullinë e dritës së tyre që ndriçoi tempullin për tetë ditë.

Presidenti amerikan Donald Trump dërgoi një mesazh urimi, në të cilin thuhet se ai dhe zonja e parë Melania u dërgonin "përshëndetjet më të ngrohta vëllezërve dhe motrave hebraike".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG