Nikolla Gruevski, i ngarkuar për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, e paraqiti programin e veprimtarisë së kabinetit të tij të ardhëshëm dhe emrat e kandidatëve për ministra. Ai vuri në dukje angazhimet dhe synimet për rritjen ekonomike, marrëdhëinet e mira ndëretnike dhe integrimet euro-atlantike të vendit. Gjashtëdhjetë e dy vota mjaftojnë për miratimin e kabinetit të tij, ndërk0hë që shumica parlamentare që përbëhet nga partia e tij VMRO-DPMNE dhe partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit kanë shtatëdhjetë e një vota së bashku.