Lidhje

Greqia kritikon komentet e inspektorëve ndërkombëtarë rreth ekonomisë së vendit


Greqia kritikon komentet e inspektorëve ndërkombëtarë rreth ekonomisë së vendit
Greqia kritikon komentet e inspektorëve ndërkombëtarë rreth ekonomisë së vendit

Greqia ka kritikuar inspektorët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian për komentet e bëra rreth gjendjes ekonomike të vendit.

Zëdhënësi i qeverisë, Jorgos Petalotis, u tha gazetarëve sot se komentet ishin të papranueshme dhe arrinin në shkallën e ndërhyrjes në punët e brendshme të Greqisë.

Inspektorët nga BE-ja, FMN-ja, dhe Banka Qendrore Evropiane ishin në Greqi dje për të vlerësuar përpjekjet e vendit për të reformuar ekonominë, pas një huaje 145 miliardë dollarëshe vitin e kaluar. Inspektorët thanë se Greqia duhet të privatizojë ose të shesë pasuri shtetërore në vlerë prej 68 miliard dollarësh dhe të shpejtojë reformat për të mundësuar rimëkëmbjen.

Një inspektor i FMN-së tha gjithashtu se disa prej grupeve që zhvillonin protesta kundër reformave ekonomike – si shoferët e kamionëve dhe farmacistët – ishin thjesht të zemëruar nga mundësia e humbjes së atyre që inspektori i quajti “përparësi dhe privilegje të padrejta”.

XS
SM
MD
LG