Lidhje

Greqia shqyrton mundësinë e një gardhi përgjatë një segmenti të kufirit me Turqinë


Greqia shqyrton mundësinë e një gardhi përgjatë një segmenti të kufirit me Turqinë
Greqia shqyrton mundësinë e një gardhi përgjatë një segmenti të kufirit me Turqinë

Ministri grek i rendit publik thotë se qeveria e vendit të tij po shqyrton mundësinë e ngritjes së një gardhi përgjatë një segmenti të kufirit me Turqinë për të frenuar imigracionin e paligjshëm.

Kristos Papucis thotë se gardhi do ngrihej në një seksion 12.5 kilometra që nuk kalon përgjatë lumit Evros, i njohur në Turqi si lumi Merik, kufiri natyror që ndan dy vendet.

Papucis citohet nga media greke të ketë thënë se gardhi për të cilin ende po zhvillohen debate, do të ishte pjesë e një përpjekjeje për të konsoliduar kontrollin përgjatë kufirit prej 150 kilometrash mes Greqisë dhe Turqisë.

Analistët thonë se kufiri është një nga pikat më të frekuentuara të tranzitit për emigrantët e paligjshëm që hyjnë në Bashkimin Evropian.

Agjencia e Bashkimit Evropian për menaxhimin e kufirit Frontex me qendër në Varshavë, thotë se emigrantët që hyjnë në Greqi vijnë nga Azia e Jugut, Lindja e Mesme dhe Afrika.

XS
SM
MD
LG