Lidhje

GM shpall objektivin për makinat elektrike deri në vitin 2035


FILE PHOTO: General Motors Chief Executive Officer Mary Barra announces a major investment focused on the development of GM future technologies at the GM Orion Assembly Plant in Lake Orion,
FILE PHOTO: General Motors Chief Executive Officer Mary Barra announces a major investment focused on the development of GM future technologies at the GM Orion Assembly Plant in Lake Orion,

Kompania General Motors njoftoi të enjten objektivin e saj të ri që deri në vitin 2035, të gjitha automjetet e prodhuara prej saj, duke përfshirë kamionët e lehtë dhe mjetet me katër rrota aktive, të shkarkojnë zero gazra në atmosferë, një ndryshim dramatik nga prodhimet e tanishme të saj me benzinë dhe naftë.

Kompania GM, tha se planifikon që deri në vitin 2040, të gjitha automjetet e saj të mos çlirojnë gaz karbonik në mjedis.

Njoftimi bëhet pak më shumë se një javë pasi Presidenti Joe Biden erdhi në Shtëpinë e Bardhë me premtimin për të trajtuar problemin e emetimeve të gazrave serë dhe për një rritje dramatike të shitjeve të automjeteve elektrike.

Vitin e kaluar, GM shiti 2.55 milion automjete në Shtetet e Bashkuara, nga të cilat vetëm 20,000 ishin elektrike. Kompania tha në muajin nëntor se po investonte 27 miliardë dollarë për automjetet elektrike dhe autonome gjatë pesë viteve të ardhshme, nga 20 miliardë të planifikuar para pandemisë së koronavirusit.

Shefja Ekzekutive e GM, Mary Barra, ka ndërmarrë veprime agresive që kompania të përqafojë automjetet elektrike dhe të largohet nga ato me benzinë. Ajo tha në një deklaratë se GM ka bashkëpunuar me Fondin e Mbrojtjes së Mjedisit (EDF) për "një vizion të përbashkët që parashikon një të ardhme tërësisht elektrike, me aspiratën për të eleminuar shkarkimet e gazeve në atmosferë nga automjetet e reja të madhësive të vogla deri në vitin 2035."

Në muajin shtator, guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se ky shtet ka në plan të ndalojë shitjen e veturave dhe kamionëve me benzinë duke filluar nga viti 2035. Disa shtete, si Masaçusets, thonë se planifikojnë të ndjekin këtë shembull.

"Jemi duke ndërmarrë veprime, që të mund të eleminojmë emetimet e gazeve deri në vitin 2035," tha zyrtari i kompanisë GM Dane Parker në një konferencë me gazetarët. "Vendosja e një objektivi 15 vjet nga tani është absolutisht e arritshme," tha ai.

Presidenti Biden u zotua të hënën të zëvendësojë me modele elektrike flotën e qeverisë amerikane me rreth 650,000 automjete tani që administrata e re po e zhvendos fokusin e saj drejt energjisë së pastër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG