Një gjykatë turke ka ngritur akuza ndaj dy gazetarëve të njohur lidhur me pohimet për organizimin e një komploti për rrëzimin e qeverisë.
Gjykata sot urdhëroi autoritetet të burgosin Nedim Sener dhe Ahmet Sik për përfshirje në komplotin e njoftuar.
Të enjten policia i ndaloi gazetarët, së bashku me 9 persona tjerë, kryesisht gazetarë, pas bastisjes së shtëpive të tyre.
Bastisjet dhe burgosjet janë pjesë e një hetimi të Turqisë ndaj rrjetit Ergenekon, një grup laik të cilin autoritetet e akuzojnë se ka planifikuar sulme për të diskredituar qeverinë dhe për të nxitur ndërhyrjen e ushtrisë.
Ahmet Sik është bashkautor i një libri mbi shtypjen e rrjetit Ergenekon, ndërkohë që Nader Sener është gazetar investigativ për një gazetë të madhe turke.