Lidhje

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e zëvendëskryeministrit Meta për pushimin e ҫështjes së nisur ndaj tij


Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e zëvendëskryeministrit Meta për pushimin e ҫështjes së nisur ndaj tij
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e zëvendëskryeministrit Meta për pushimin e ҫështjes së nisur ndaj tij

Në Shqipëri Gjykata e lartë rrëzoi sot kërkesën e zëvendëskryeministrit Ilir Meta për pushimin e ҫështjes së nisur ndaj tij në lidhje me videon e publikuar në fillim të vitit e cila sipas tij nuk mund të merrej si provë. Sipas Gjykatës video do të shpërbejë si prove, ndërkohë që ajo ka hedhur poshtë akt eskpertimet e kryera nga ekspertë amerikanë dhe anglesë si dhe deklarimet e ish ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti. Me vendimin e sotëm megjithatë zoti Meta do të duhet tani t’I nënshtrohet një gjykimi të rregullt

Ҫështja e videos në të cilën ish zëvendës kryeministri Ilir Meta shihet të bisedojë me ish ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti në zyrën e këtij të fundit ludhir me punësime personash dhe licenca në këmbim të ryshfeteve do të ndjekë rrugën normale gjyqësore. Trupa e Gjykatës së lartë, pas më shumë se katër orësh, vendosi sot ta konsiderojë si provë të vlefshme materialin filmik duke rrëzuar kështu edhe kërkesën kryesore të ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Megjithatë, ҫështja duket se është zhveshur nga elementë shumë të rëndësishëm të saj.

Gjykata e Lartë vendosi të konsiderojë të pavlefshëm akt ekspertimin e realizuar për llogari të prokuorisë nga një ekspert amerikan, I cili vërtetoi autenticitetin e materialit filmik, si dhe atë të realizuar nga një tjetër ekspert anglez, i cili bëri pastrimin e pjesës audio.

Sipas gjykatës, procedurat e ndjekura nga Prokuroria për realizimin e akt ekspertimeve ishin kryer në shkelje të legjislacionit shqiptar. Po ashtu edhe deklarimet e zotit Dritan Prifti, autor i materialit filmik nuk do të merren parasysh, duke qenë se ai është nën hetim për një ҫështje analoge, duke qenë se u zbulua një tjetër material filmik, në të cilën shfaqet ai vetë duke biseduar më zëvendësministrin Leonard Beqiri mbi “përfitime financiare të parregullta që vijnë nga ushtrimi i funksioneve të tyre publike”, sipas prokurorisë. Në atë materiale ata shfaqen duke ndarë mes tyre një shumë parashë prej 70 mijë eurosh.

Pas vendimit të sotëm mbetet për t’u parë nëse prokuoria mund t’i kërkojë gjykatës që të urdhërohet një tjetër akt ekspertimi.

Javën e shkuar përmes avokatëve të tij, zoti Meta kishte hequr dorë nga disa nga ҫështjet që ai kish ankimuar e që lidheshin me disa procedura të tjera hetimore, duke deklaruar se “nuk dëshironte te evitonte procesin për shkak të ҫështjeve proceduriale”.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG