Lidhje

Gjykata e Hagës kërkon dokumentacionin për Ramush Haradinajn


Gjykata e Hagës kërkon dokumentacionin për Ramush Haradinajn
Gjykata e Hagës kërkon dokumentacionin për Ramush Haradinajn

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë urdhëroi sot prokurorinë dhe mbrojtjen, që deri në fund të muajit nëntor të dorëzojnë listën e provave dhe të dëshmitarëve për procesin kundër ish në procesin kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Në konferencën e sotme statusore u tha se nga kjo varet edhe përcaktimi i datës së rigjykimit të pjesshëm të zotit Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij.

Më 21 korrik të këtij viti Gjykata e Hagës urdhëroi rigjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij të akuzuar për krime lufte. Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës, anuloi pjesërisht vendimin e Gjykatës të prillit të vitit 2008 e cila e kishte shpallur të pafajshëm zotin Haradinaj. Gjykata ka pranuar ankesën e Prokurorisë e cila ka pohuar se nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t’i shfrytëzuar të gjitha rrugët, në mënyrë që të sigurojë paraqitjen e dëshmitarëve kryesor të rastit.

Në fillim të këtij muaji Gjykata refuzoi kërkesën e zotit Haradinaj për lirim të përkohshëm, meqë siç thuhej lirimi do të mund të nxiste mbështetësit e tij, që t’i frikësojnë dëshmitarët. Në vendim thuhej ndërkaq se Ramush Haradinaj nuk paraqet rrezik personal për sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave, por është pranuar argumenti i prokurorëve, se lirimi i tij mund të tërheq më tepër vëmendje të mediave, duke e shtuar atmosferën kërcënuese për dëshmitarët.

Garancitë për lirimin e përkohshëm të zotit Haradinaj ishin dhënë edhe nga Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë.

Vendimi për rigjykim u mor më shumë se dy vjet pas lirimit të zotit Haradinaj si i pafajshëm nga kjo gjykatë. Në rigjykimin e pjesshëm data e të cilit ende nuk është caktuar do të trajtohen akuzat për vrasje, trajtim mizor dhe torturim të të burgosurve në shtabin e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Jabllanicë në Kosovën perëndimore.

XS
SM
MD
LG