Lidhje

Gjermani, përpjekje për formimin e qeverisë së re


Socialdemokratët gjermanë (SPD) njoftuan të premten se janë të gatshëm të zhvillojnë bisedime me partitë e tjera për formimin një qeverie të re, duke shmangur kështu zgjedhjet e reja dhe duke i dhënë zgjidhje krizës politike që ka përfshirë vendin.

Kancelarja Angela Merkel, blloku konservator i së cilës fitoi zgjedhjet në 24 shtator, nuk ia ka dalë ende të formojë një qeveri koalicioni për të udhëhequr për një mandat të katërt ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian.

Socialdemokratët gjermanë kanë qeverisur në koalicion me Angela Merkelin që nga 2013, por kreu i partisë Martin Schulz njoftoi se do të kalonte në opozitë pas rezultatit dërrmues në zgjedhje.

Megjithatë sekretari i përgjithshëm i SPD-së Hubertus Heil, tha pas një takimi tetë-orësh të kryesuar nga Martin Schulz, se "SPD është bindur se duhet të zhvillohen bisedime", duke shtuar "partia është e hapur për këtë çështje". Megjithatë zoti Heil nuk tha se me cilat parti do të negociojnë socialdemokratët.

Gjermania, vendi më i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian, u zhyt në një krizë politike të hënën, pasi kreu i Partisë së Lirë Demokratike pro-biznes (FDP) hoqi dorë nga bisedimet. Ai tha se nuk egzistonte një "bazë besimi" për të krijuar një qeveri në aleancë me konservatorët dhe ekologjistët e gjelbërt.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG