Lidhje

Gjermani, kandidatët për pasardhës të Angela Merkelit nuk arrijnë të frymëzojnë votuesit


Posterat zgjedhorë shfaqen në anë të rrugës në Saksoni
Posterat zgjedhorë shfaqen në anë të rrugës në Saksoni

Një pjesë e madhe e elektoratit gjerman duket se është ende e pavendosur përpara zgjedhjeve që do të përcaktojnë se kush do të pasojë Angela Merkelin si kancelare, pas 16 vitesh në pushtet. Anketimet e fundit tregojnë se mbështetja për partitë politike është në nivele të njëjta dhe se asnjë parti nuk parashikohet të marrë më shumë se një të katërtën e votave.

Gjermani, kandidatët për pasardhës të Angela Merkelit nuk arrijnë të frymëzojnë votuesit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00

Blloku i Bashkimit të qendrës së djathtë të zonjës Merkel dhe social demokratët e qendrës së majtë radhiten pranë njëri-tjetrit në anketime, të pasuar nga afër nga të gjelbrit ambientalistë, të cilët gjithashtu synojnë të marrin drejtimin e vendit.

Kancelarja Merkel njoftoi në vitin 2018 se nuk do të kërkonte një mandat të pestë katërvjeçar.

Njoftimi i udhëheqëses së hershme gjermane çeli një seri garash të brendshme politike që përfunduan me partinë e saj duke propozuar Armin Laschetin, guvernatorin e rajonit Nordrhein-Westfalen, si kandidatin kryesor.

Armin Laschet
Armin Laschet

Por shanset e zotit Laschet ranë muajin e kaluar kur rajoni i tij u godit nga përmbytjet vdekjeprurëse dhe 60-vjeçari bëri disa hapa të gabuar, si e qeshura në sfond gjatë një fjalimi të zymtë të presidentit të Gjermanisë dhe hezitimin në reagimin ndaj ndryshimet klimatike, të cilat ekspertët thonë se i kanë bërë më të mundshme katastrofa të tilla.

Të gjelbrit panë që kuotat e tyre u rritën në prill pasi nominuan 40-vjeçaren Annalena Baerbock si kandidaten e tyre për kancelare, me një paraqitje të qetë, ndryshe nga rivalët e saj.

Por edhe kjo nuk zgjati shumë.

Annalena Baerbock
Annalena Baerbock

Mungesa e përvojës ekzekutive të zonjës Baerbock dhe debati mbi plagjiaturën në një libër që kishte shkruar, shkaktoi rënien e mbështetjes për partinë e saj.

“Jam mbështetës i hershëm i CDU-së, por nuk do të votoj më për ta. Është e pamundur me një njeri të tillë në krye. Nuk mund të votoj as për të gjelbrit; gënjeshtrat dhe mashtrimi nuk bëjnë për mua,” thotë pensionisti Lothar Wirth, mbështetës i hershëm i CDU-së.

Anketimet e fundit nga transmetuesit publikë ARD dhe ZDF tregojnë se pak votues duan zotin Laschet apo zonjën Baerbock për kancelare, duke rritur nivelin e vlerësimit për Olaf Scholzin – ministër i financave dhe zëvendëskancelar i Gjermanisë – dhe për Partinë e tij Social Demokrate.

Ish -kryebashkiaku i Hamburgut dhe ministri i punës dikur njihej për atë që kritikët thonë se ishte zakoni për të përsëritur shpesh të njëjtat fraza pavarësisht se çfarë pyetjeje i bëhej.

Olaf Scholz
Olaf Scholz

“Zoti Scholz ka shanse të mira tashmë. Do të shohim që në debatet e ardhshme televizive, kandidatët Bearbock dhe Laschet do të mundohen t’ia kalojnë”, thotë Gregor Zons, shkencëtar politik në Universitetin e Dyseldorfit.

Rishtazi, 63-vjeçari ka theksuar përvojën e tij të gjatë në qeverisje duke shmangur me shkathtësi vëmendjen mbi krizat si përmbytjet dhe Afganistani, ku Gjermania, si vendet e tjera, po përpiqet të evakuojë qytetarët dhe aleatët e saj pasi u zu në befasi nga marrja nën kontroll e talebanëve.

Social demokratët kanë përfituar nga kjo, me një anketim këtë javë që tregon një epërsi të vogël ndaj bllokut të Bashkimit – avantazhi i tyre i parë prej shumë vitesh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG