Ish presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u dërgua të martën në paraburgim në kuadër të hetimeve mbi dyshimet se ai kishte marrë miliona euro në një financim të paligjshëm nga ish udhëheqësi i ndjerë i Libisë, Moammar Gadhafi.
Një burim nga sistemi i drejtësisë i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se Sarkozy po mbahet në stacionin e policisë në Nanterre në perëndim të Parisit.
Ish presidenti Sarkozy dhe shefi i kabinetit të tij kanë hedhur poshtë pohimet që përfshijnë financimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2007 që ai i kishte fituar.
Ish presidenti 63 vjeçar, kishte refuzuar deri tash që të përgjigjet për t'u marrë në pyetje.
Hetuesit po shqyrtojnë pohimet se regjimi i Gadhafit i ka dhënë fshehurazi zotit Sarkozy 50 milionë euro për fushatën e vitit 2007. Një shumë e tillë do të ishte më shumë se dyfishi i kufirit të atëhershëm të shpenzimeve për fushatën që kapte shumën e 21 milionë eurove.
Për më tepër një pagesë e tillë do të thoshte shkelje e rregullave franceze për financimin nga jashtë dhe deklarimin e burimeve të financimit.
Facebook Forum