Lidhje

Franca kritikon Naton për operacionet në Libi


Franca kritikon Naton për operacionet në Libi
Franca kritikon Naton për operacionet në Libi

Franca dhe Britania u bënë thirrje partnerëve të NATO-s të bëjnë më shumë për të mbrojtur civilët libianë. Ndërkohë, luftimet vazhdojnë mes qeverisë dhe forcave rebele pas dështimit të planit për armëpushim. Ministri i jashtëm francez, Alan Zhupe i tha radios franceze se NATO-ja duhet të kryejë funksionet e saj, madje të bëjë më shumë për të asgjësuar armët e rënda të Moamar Gadafit. Gjenerali i NATO-s Mark Van Um i tha agjencisë së lajmeve Associated Press sot se mendon se aleanca po bën një punë shumë të mirë brenda mundësive që ka. Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hejg u bëri thirrje vendeve të aleancës të rrisin numrin e aeroplanëve për operacione, ashtu siç ka bërë Britania.

Ministri i Jashtëm i Francës, Alan Zhupe, tha se NATO-ja duhet të bëjë më shumë për të asgjësuar armët e rënda, që venë në shënjestër civilët në Libi.

Duke folur sot për radion France-Info, zoti Zhupe tha se operacionet e NATO-s në Libi nuk kanë qënë "të mjaftueshme".

"NATO-ja duhet të kryejë plotësisht funksionet e saj. Aleanca donte të merrte komandën ushtarake të operacioneve, ne e pranuam këtë. Por NATO-ja nuk duhet ta lejojë Gadafin të përdorë armët e rënda për të bombarduar popullsinë civile. Operacionet e saj nuk kanë qënë të mjaftueshme. Ne do ta ngrëmë këtë çështje sot në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian në Luksemburg si dhe të enjten dhe të premten në Berlin në takimin e ministrave të NATO-s. Qëndrimi ynë është që NATO-ja duhet të luajë rolin e saj".

Ai tha se NATO duhet të asgjësojë armët e përdorura nga forcat e udhëheqësit libian, Moamar Gadafi, për të sulmuar civilët në qytetin e Misratas, i kontrolluar nga kryengritësit libianë.

"Së pari duhet të shkatërrohen armatimet e rënda që po përdoren për të sulmuar kryengritësit në Misrata. Dhe së dyti, duhet të ndërmerret një operacion madhor humanitar. Anije me ndihma humanitare po shkojnë drejt Misratas, dhe BE-ja, me që nuk donte të angazhohej në operacionet ushtarake, duhet t’i japë përparësi ndihmave humanitare për të ndihmuar në përmirësimin e situatës së popullsisë".

Këto komente zyrtari i lartë francez i bëri vetëm një ditë pasi kryengritësit libianë hodhën poshtë një armëpushim të propozuar nga ndërmjetësit e Bashkimit Afrikan, sepse në të nuk përfshihej kushti që kolonel Gadafi duhet të japë dorëheqjen.


XS
SM
MD
LG