Franca dhe Gjermania kanë paralajmëruar Rusinë për "pasoja" nëse zgjedhjet presidenciale të 25 majit në Ukrainë nuk mbahen siç është planifikuar. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, François Hollande, thanë në një konferencë të përbashkët shtypi sot, se janë të përgatitur për të vendosur sanksione të tjera kundër Moskës, nëse zgjedhjet nuk arrijnë të mbahen sipas planit.
Duke folur në një takim që patën në verilindje të Gjermanisë, të dy udhëheqësit, theksuan edhe pikëpamjen e tyre se referendumi për pavarësinë, i planifikuar të mbahet nesër nga kryengritësit pro - rusë në dy rajonet e trazuar lindore të Ukrainës është i paligjshëm. Rebelët kanë thënë se janë duke planifikuar mbajtjen e referendumit, pavarësisht thirrjes së presidentit rus Vladimir Putin në fillim të javës për ta shtyrë votimin.
Sot më herët, rebelët në Donetsk të Ukrainës lindore, liruan shtatë punonjës të Kryqit të Kuq që ishin ndaluar mbrëmë. Një zyrtar i Kryqit të Kuq i tha agjencisë së lajmeve Reuters se një nga punonjësit është rrahur rëndë.
Separatistët më parë kishin thënë se besojnë se ekipi i Kryqit të Kuq ishte i angazhuar në spiunazh.
Dje, trupat e Ukrainës me automjete të blinduara hynë në qytetin port të Mariupolit dhe hoqën barrikadat përreth një stacioni policie të pushtuar nga separatistët pro - rusë. Dëshmitarët thonë se në këtë sulm u vranë të paktën shtatë vetë, dhe pamjet televizive tregonin ndërtesën që ishte shkatërruar.