Presidenti amerikan, Barack Obama tha se ndihma e qeverisë për industrinë automoblistike amerikane ka kursyer më tepër se një million vende pune gjatë recensionit më të keq që nga Depresioni i viteve 30 në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë fjalimit javor, Presidenti Obama tha sot se rimëkëmbja e fabrikave kryesore automobilistike amerikane ka krijuar gjithashtu më tepër se 200 mijë vende të reja pune në këtë industri gjatë 30 muajve të fundit.
Presidenti Obama tha se si pjesë e marrëveshjes për ndihma midis qeverisë dhe industrisë automobilistike, këto të fundit, duhet të fillojnë të ndërtojnë makina që shpenzojnë pak benzine si mënyrë për të ulur kërkesën për naftë nga vendet e huaja. Ai tha se importi i naftës po pakësohej vitet e fundit, por Shtetet e Bashkuara duhet të prodhojnë energji nga era dhe Dielli.
Presidenti Obama do që Kongresi t’u japë fund subvencioneve prej 4 miliard dollarësh nga taksa-paguesit për kompanitë e Naftës me përfitime shumë të mëdha dhe të përqëndrohet në ndihmat për zhvillimin e burimeve të reja energjetike.
Në përgjigjen e Partisë Republikane, anëtari i kongresit Doc Hastings i shtetit Washington akuzoi Presidentin Obama se po bllokon projektet për shtimin e prodhimit të naftës amerikane, përfshirë tubacionin Keystone të naftës.