Në Kosovë, familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës i bënë thirrje sot Parlamentit që të mos heq dorë nga kushtëzimi i bisedimeve Kosovë Serbi me zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kjo kërkesë pasoi debatet që nxiti në Parlament kërkesa e partive në pushtet për të rivotuar një mocion që i bënë thirrje qeverisë për kushtëzimin e bisedimeve me ndriçimin e fatit të të zhdukurve. Edhe 13 vjet pas luftës në Kosovë, vazhdon të mbetet i paqartë fati i rreth 1 mijë e 800 personave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.