Lidhje

Facebook dhe privatësia e përdoruesve


Facebook dhe privatësia e përdoruesve
Facebook dhe privatësia e përdoruesve

Sipas një njoftimi të gazetës “The Wall Street Journal”, disa programe popullore të Facebook-ut kanë transmetuar informacione të identifikimit personal të përdoruesve tek dhjetra kompani në internet.

Ky zbulim i fundit tregon se mjeti më i përhapur social i komunikimit në internet, po has në vështirësi për çështjen e ruajtjes së privacisë, edhe pse vazhdon të tërheqë një numër të madh përdoruesish.

Facebook tha se po përpiqet ta ndreqë këtë problem dhe theksoi me shpejtësi se zbulimi i infomacionit kohët e fundit nuk ishte i qëllimshëm, por pasojë e mekanizmave bazë të faqeve kompjuterike. Përmes një deklarate, Facebook-u thonte se “nuk ka fakte se janë keqpërdorur informacione personale, apo qoftë edhe grumbulluar ato, si rezultat i kësaj çështjeje”.

Megjithatë, disa mbrojtës së privacisë thonë se është problematik fakti që informacioni u zbulua, pavarësisht se çfarë ka ndodhur me të.

XS
SM
MD
LG